E hënë, 6 Maj, 2024
Ballina Lajme Zaev: Maqedonia në vitin 2018 do të bëhet shtet me përspektivë dhe...

Zaev: Maqedonia në vitin 2018 do të bëhet shtet me përspektivë dhe anëtare e NATO-s (VIDEO)

Kryeministri i vendit Zoran Zaev në urimin e fundvitit drejtuar qytetarëve të Maqedonisë, kujtoi vitin 2017 si vitin e çlirimit të vendit dhe kthesave të mëdha.

Ai pret që në vitin 2018 shteti të bëhet anëtari i 30-të i NATO-s dhe shtet me perspektivë ekonomike dhe i respektuar.

Zaev midis tjerash ka theksuar se për kthimin e besimit në institucione ka ndikuar zbatimi i sundimit të së drejtës, zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe rritjen e standardit të jetesës.

Maqedonia sipas Zaev do të vazhdojë politikat e fqinjësisë së mirë.