Kryeministri Zoran Zaev mori pjesë në 5 vjetorin e themelimit të Qendrës për mbështetjen e LGBTI’së, Kryeministri i parë maqedonas i cili ka dhënë mbështetje të hapur për komunitetin LGBT.

Ai gjithashtu dhuroi donacionin e parë në ‘Shtëpinë e Sigurt’ për mbrojtjen dhe kujdesin e personave që kanë nevojë për ndihmë, ata të cilët kanë humbur punën apo shtëpinë për shkak të orientimit seksual.

“Demokracia nuk ndërtohet brenda natës, aq më pak nuk është e përjetshme. Ne u zhvilluam çdo ditë duke investuar fillimisht në vetvete, duke kapërcyer paragjykimet dhe stigmat e imponuara ose të trashëguara, të sfidojmë për të mësuar, gjë që është më e mira. Megjithatë, një nga themelet e demokracisë është respektimi i të drejtave të njeriut dhe Qeveria do të bëjë përpjekje për të siguruar këtë përfitim kushtetues për çdo qytetar në Republikën e Maqedonisë, tha Zaev.

Ai premtoi mbështetje për LGBTI, një Ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi, duke sjellë para drejtësisë autorët e incidenteve dhe qendrën e sulmeve./Almakos