Stacioni policor në Gjakovë në ora 09:40 ka marr informatë për një rast gjuajtje me armë zjarri në rrugën ,,Xhafer Lipoveci”. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se aty kishte ndodhur një vrasje, mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës: A.H, kosovar/shqiptar, rreth 30 vjeçar nga Gjakova.
Kryesi kishte hyrë në lokalin ku i ndjeri punonte (qebaptore Toni) ka qëlluar me armë zjarri viktimën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ç rast ka hedhur armën dhe është dorëzuar në stacion policor. Sipas policisë, i dyshuar është E.B ,kosovar/shqiptar i lindur me 09.02.1996 në Pejë, me banim në Gjakovë.Të gjitha ekipet kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po ashtu edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë .

Deri tek ky rast tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje e mëhershme për motive të ulëta, njofton policia. /Lajmi.net/