Asnjë kërkese qe është ne përputhje me kushtetutën e vendit dhe ne shërbim te nevojave te përditshme te shqiptareve, nuk do te kundërshtohet nga LSDM. Deklaratën e beri lideri i saj, Zoran Zaev, pasi BDI dorëzoi vërejtjet per ligjin e propozuar per përdorimin e gjuhës shqipe.
“Grupet tona të punës po shqyrtojnë materialet. Për ne është e pranueshme gjithçka që është në korniza të Kushtetutës dhe ajo që përfaqëson përdorim praktik të qytetarëve shqiptare, duke pasur parasysh edhe aspektin e nevojave të tyre dhe të bashkësive te tjera. Besoj se do të gjendet zgjidhje. Nuk mund të them se sa do të zgjasë, sepse nuk jemi ne ata që duhet të vendosim por presim vendim final nga BDI”.
Cështja e përdorimit të gjuhës është shumë e rëndësishme jo vetëm për BDI-në, por për të gjitha partitë shqiptare dhe nënkryetarja e BDI, Teuta Arifi shpreson se do te kete reflektim te drejte nga LSDM. Sipas saj, bisedimet e deritanishme per formimin e qeverise kane qene konstruktive dhe ekziston vullneti per nje marrëveshje. Presidenti maqedonas Ivanov ka kerkuar 61 firma nga lideri socialdemokrat Zaev per t’i dhene mandatin per krijimin e kabinetit te ri.