Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, me rastin e festës Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë – 23 Tetori, dërgoi urime deri te populli i Maqedonisë dhe deri te të gjithë qytetarët e RM-së, me porosi që të gjitha sfidat tona të ardhme për paqe, për stabilitet, për jetë më të mirë në Maqedoni, t’i udhëheqim së bashku.

Patriotizëm është, thekson Zaevi në urim me rastin e festës, kur ua ndërton rrugën  gjeneratave të ardhshme,  duke bërë shtet të pranuar nga të gjithë, siç u përpoqën edhe themeluesit e luftës revolucionare të Maqedonisë dhe shtet në të cilin do të jemi krenar, duke investuar në veten, siç investuan  pjesëmarrësit  në krijimin e shtetësisë sonë.