Kryeministri Zoran Zaev në ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel do ta kryesojë delegacionin qeveritar në Tiranë,

Sipas agjendës, Zaev do të marrë pjesë në takimin e punës të kancelares Merkel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa gjatë pasdites së bashku me zëvendëskryeministrin të obliguar për çështje evropiane Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të kenë takim bilateral me kancelaren Merkel.

Në kuadër të vizitës njëditore të punës, është planifikuar që kryeministri Zaev ta vizitojë edhe Qendrën kulturore maqedonase në Tiranë.