Angazhimet e përbashkëta për bashkëpunim dhe përkrahje të ndërsjellë me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Çekisë, janë konfirmuar sot në takim bilateral mes delegacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të udhëhequr nga ministri Oliver Spasovski dhe delegacionit çek të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të udhëhequr nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme Jirzhi Novaçek.

Në drejtim të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, ministri Spasovski paralajmëroi mundësi për realizimin e stërvitjeve të përbashkëta, seminareve dhe trajnimeve të dedikuar për nëpunësit policorë të të dy ministrive, të cilat do të kenë për qëllim këmbimin e përvojave dhe avancimin e aftësive taktike, kapaciteteve dhe gatishmërisë profesionale të të dy policive.

“Në kuadër të projekteve për kontroll të rritur dhe mbikqyrje të pjesës jugore të kufirit tonë shtetëror, në këtë moment ka 131 nëpunës të huaj policorë, prej të cilëve 40 janë polic çekë. Profesionalizmi dhe përvoja të cilët nëpunësit policorë çek në mënyrë jovetiake e ndajnë me kolegët e tyre nga Maqedonia e Veriut, meritojnë respekt të madh dhe për ne janë me rëndësi të madhe, që vazhdimisht u theksua edhe nga kuadroja udhëheqëse e policisë sonë kufitare”, tha Spasovski.

Përkrahja nga Çekia, siç thuhet në kumtesën e MPB-së, përfshirë dhe donacione për ballafaqim me tentimet për kalim ilegal të kufirit por edhe për rritje të kapaciteteve të policisë së Maqedonisë së Veriut dhe në këtë drejtim është donacioni i automjeteve të dedikuara për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Zëvendësministri Novaçek u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm me ç’rast theksoi se ai me intensitet jo të zvogëluar do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen, ndërsa krahas në pjesën e migracioneve intensitet të konsiderueshëm do të marrë në disa sfera të cilat janë në competence të ministrive të brendshme.

Delegacioni i Ministrisë çeke të Punëve të Brendshme, do të qëndrojë në vend deri më 16 shtator, ndërsa vizita do të përfshijë më shumë ngjarje, takime, stërvitje dhe prezantime.