Kryeministri Zoran Zaev është 99 për qind i sigurt se në tetor do të marrim datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, anëtarësimi në NATO është punë e përfunduar, ndërsa zgjedhjet e parakohshme janë joproduktive dhe destruktive aktualisht për vendin dhe qytetarët e saj.

Në një intervistë për “Fokus”, thotë se Ligji për prokurorinë publike, ku gjithashtu zgjidhet edhe statusi i PSP-së, nuk është kusht për vendimin që Këshilli Evropian do të marrë nga mesi i tetorit, por megjithatë është i rëndësishëm dhe dikush mund ta marrë parasysh.

“Para së gjithash, ligji është shumë i rëndësishëm për vendin. Ne nuk e kemi kusht për vendimin që do të merret nga Këshilli Evropian nga mesi i tetorit, por dikush mund të marrë parasysh sepse ende nuk ka mbaruar. Në raport nuk përmendet, domethënë nuk është kusht, raporti është baza për vendimmarrje, ai është 100 përqind pozitiv për mendimin tonë, këtë e kanë konfirmuar nga institucionet ndërkombëtare, siç është Komisioni Evropian por edhe vendet anëtare në komentet e tyre. Por duhet ta zgjidhim, si për nevojat e vendit, ashtu edhe për të dhënë një argument shtesë. Unë jam vazhdimisht optimist për shumë çështje kështu edhe në këtë çështje”, tha Zaev në lidhje për mundësinë të arrihet marrëveshjes për ligjin.

Thekson se nuk mund të thotë që gjatë negociatave të dy palët janë duke punuar në interes të shtetit, në interes të ruajtjes së lëndëve, dhe të gjithë sistemit rreth ekzistencës së PSP-së. Shtoi se atje janë ndërtuar kapacitete, shteti investoi, po edhe vendet e tjera si Shtetet e Bashkuara dhe Holanda ndihmuan pajisjen e tij.

Zaev në intervistën për “Fokusin”, potencon se VMRO-DPMNE është e vetëdijshme se duke mos arritur zgjidhje, në të vërtetë po tregon gishtin nga vetja, dhe në lidhje me atë se nga partia opozitare në negociatat marrin pjesë edhe njerëz të dyshuar, ai shtoi se lëndët duhet të kenë të ardhme.

“Kjo është për shkak se shumica e çështjeve kanë të bëjnë me hetime që lidhen me ish-pushtetin, ndërsa ajo u drejtua nga VMRO-DPMNE. Ata ende kanë njerëz në krye të partisë, të cilët, për t’u thënë më butë, janë të dyshuar. Lëndët duhet të kenë të ardhme kjo është përgjegjësi e shtetit. Pavarësisht nëse janë në gjykatë, nëse janë në procedurë parahetimore apo hetim, ata duhet të kenë të ardhme. Sepse nëse ka të dhëna, prova të krimit, duhet të hetohet dhe gjithashtu të ndiqet penalisht. Në këtë pjesë, është detyrë e institucioneve që të garantojnë të ardhmen e këtyre lëndëve. Aty ku ka prova, ku ka dyshime, të gjitha ligjet dhe Kodi Penal edhe Ligji për procedurën penale garantojnë që proceset duhet të vazhdojnë”, tha Zaev.

Ai ka besim në kapacitetin dhe integritetin e Lubomir Joveskit, prokuror publik i shtetit, kurse në pyetjen nëse zgjedhja e tij ishte marrëveshje politike, Zaev thotë se beson në kompetencën e tij dhe se është kërkuar të gjendet person për këtë funksion, që është i pavarur.

Duke komentuar faktin se edhe Vilma Ruskoska ishte gjithashtu zëvendëse e Gordana Geshoskës, Zaev tha se ajo kishte punuar për raste në të cilat ata kishin komente publike si parti në periudha të caktuara, ndërsa në lidhje me atë se ish-prokurori Shvërgovski kishte trajtuar Ruskoskën dhe Gesoskën si të paafta, kryeministri theksoi se Këshilli i Prokurorëve Publikë në pjesën e kandidatëve ka marrë vendimin për të zgjedhur se kush do të kryesojë me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Zgjedhjet e parakohshme nuk janë mundësi e mirë, tani përqendrimi është në anëtarësimin në NATO dhe negociatat me BE, por edhe në reformat e brendshme – ekonomi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sistemin e drejtësisë, arsimin, kulturën, gjithçka që ka rëndësi për qytetarët.