Zaev: Nuk kam pasur kontakt me Spasovskin, por do të testohem

Kryeministri i vendit Zoran Zaev për “TV21” deklaroi se nuk ka pasur kontakt me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovskin, por se do të kryejë testimin për coronavirus.

“Nuk kam pasur kontakt direkt me Oliver Spasovskin jashtë protokolleve për mbrojtje personale, gjithmonë kemi mbajtur distancë dhe maska, në përputhje me protokollet. Gjegjësisht përderisa njëri flet pa maskë në fytyrë, të tjerët mbajnë maska, njëkohësisht mbahet edhe distanca. Megjithatë do të testohem pasi që është ajo është e mençur dhe e përgjegjëshme”, tha Zaev.

Dje Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski përmes profilit të tij në Facebook informoi se është infektuar me coronavirus.