Zaev, je duke hyrë brenda zemrës së BDI-së për ta jetësuar krimin e tyre, por shqiptarëve nuk u hyn dot në zemër t’i bindësh për kë do zgjedhin. Nëse Zaev është votues i BDI-së, atëherë shqiptarët e vërtetë janë me Aleancat shqiptare që duan të ndërtojnë një sistem me vlera të mirëfillta demokratike.

Zaev, ti bëhu ose kryeministër i qytetarëve, ose i BDI-së, ndryshe koha nuk e thotë këtë zhytje tënden që të ka kap për hundësh klika e rrezikshme e BDI-së dhe Ali Ahmetit. Lufta jote nuk ishte liria sipas veprimeve që po luan, por qytetarët kanë dyshimin se po bëhesh dita-ditës pjesë e pastrimit të BDI-së nga krimi. Dikur në opozitë kërcënojë BDI-në me bomba dhe me aferat e Telekom Magjar, ndërsa sot i harrove të gjitha dhe po hyn brenda përkrahjes jo normale si kryeministër për BDI-në.

Zaev, thirri mendjes, mos u bëj pjesë e pastrimit të BDI-së nga krimi, pasi dikur sikur ti ishe zotuar se je i angazhuar për kthimin e lirisë, por siç duket ti qenke errësuar nga pushteti, që mendon se BDI ta ka dhënë, por këtë pushtet që erdhi me gjak erdhi si pasojë e shqiptarëve, faktorëve ndërkombëtar./fol.mk/