Në intervistën e mbrëmshme në televizionin Kanal 5, kryeministri Zoran Zaev  zbuloi se sipas sondazheve të fundit rejtingut i partive në pushtet ka rënë për 6 për qind.

Sipas tij, epërsia që e kishim  11.9%, tani ka rënë në 5.9 për qind . Ndërkaq te VMRO-DPMNE  vazhdon të jetë fikse e pandryshuar.

Disa dobësi të pushtetit  na demtuan. Kemi rënë 6 për qind, për dallim nga Tsipras që ka rënë 11 për qind.

Për këtë, kanë ndikuar  vendimet e guximshme që ndërmorëm, si ndryshimet kushtetuese dhe Ligji i Gjuhëve, por edhe dobësi të caktuara, të tilla si nepotizmi dhe këto kanë dëmtuar  garniturën udhëheqëse, tha Zaev.

Unë jam një njeri i ndershëm dhe kjo është  vështirë e kompensueshme, por  nëse nuk i përsërisim gabimet, mendoj se do të kemi sukses.

Mesazhin e kemi  marrë dhe tani na takon që të mundohemi ti rregullojmëgjërat, tha Zaev./fol.mk