Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, i shoqëruar nga Zëvendës kryetarja, Radmilla Sheqerinska dhe nënkryetari Damjan Mançevski, sot ka pasur takim me Robert Benjamin, Drejtor Rajonal i NDI-së nga SHBA për Evropë dhe Chris Henshaw, drejtor i ‘NDI’ për Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Vlerësim i përbashkët se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet në Maqedoni ka qenë e madhe dhe qytetarët i dhanë mbështetje konceptit që do tu sjellë cilësi të mirë të jetës.

‘Në zgjedhje mbështejte nga qytetarët mori koncepti i komunitetit, që hap mundësinë për një jetë të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe perspektivat e mundshme për zhvillimin e Maqedonisë. LSDM-ja është e angazhuar në mënyrë të vendosur për një shoqëri të drejtë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, të cilët do të jetojnë në liri, ekonomiki të qëndrueshme, Maqedoni e unifikuar. Shumica e qytetarëve të Maqedonisë i përkrahin këto ndryshime, unë pres që të gjitha partitë, përveç OBRM-PDUKM, të respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe jo të formojnë qeverinë me Nikolla Gruevskin, koha e të cilit ka përfunduar’, tha Nikolla Gruevski.

Zaev tha se institucionet e sistemit do të përcaktojnë numrin e saktë të mandateve të marra, çka sipas evidencës zyrtare tregojnë më shumë mandate për LSDM-në. /Telegrafi/