Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka deklaruar se Qeveria që ai drejton është e interesuar që të krijojë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe kjo sipas tij, është në interes të vendit por edhe në interes të shteteve fqinje. Gjatë një interviste për TV N1 të Bosnjës e Hercegovinës, Zaev është shprehur se Qeveria e re ka vendosur t’i zgjidh kontestet me të gjithë fqinjët.

ZORAN ZAEV, KRYEMINSITËR I MAQEDONISË

“Tani janë të shkëlqyera marrëdhëniet me Bullgarinë dhe me Shqipërinë, madje edhe me Greqinë. Vendosëm me çdo çmim të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Kërkojmë ndihmë që të gjejmë mënyrë që Maqedonia të afrohet në BE. E morëm statusin e kandidatit në vitin 2005 dhe që atëherë qëndrojmë. Edhe Greqia do të ketë dobi prej asaj që Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së”.

Ai ka theksuar se i kanë tejkaluar të gjitha mospajtimet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. I pyetur nëse beson në tezën se Brukseli dëshiron të krijojë një Jugosllavi të re, si zëvendësim për anëtarësimin e vendeve të rajonit në BE, ai ka thënë se zhvillimi i bashkëpunimit rajonal nuk mund të jetë zëvendësim, por rrugë më e shpejtë për t’u anëtarësuar në BE.

ZORAN ZAEV, KRYEMINSITËR I MAQEDONISË

“Të gjitha vendet perëndimore do ta na respektojnë nëse ne jemi të lidhur. Pasi që në këtë mënyrë bashkërisht më lehtë do t’i pushtojmë këto tregje. Këtu janë edhe fondet e BE-së prej të cilave më lehtë do të marrim mjete”.

Sipas tij, për progresin e ngadalshëm të vendeve të rajonit, fajtorë janë politikanët./SHENJA/

zaev-fqinjet by tvshenjaofficial