Ziadin Sela, Zoran Zaev dhe disa tjerë ishin më shumë të lënduar. Sulmi ishte aq i fuqishëm sa që Ziadini humbi vetëdijen dhe ata besoni që është i vdekur dhe lanë atë.

Pse e lanë? Sepse të njejtit ata erdhën te unë dhe duke treguar në drejtim të Tij thanë “E shihni Ziadin Selën? Rri atje i vdekur, rradhën e keni tani ju dhe këtu nuk ka zbrapsje përderisa nuk ua marrim jetën. Ashtu ishte e organizuar e gjitha.

Aty ishte Ziadini, afër meje. Disa nga kamerat e treguan në momente të caktuara.
Sot e mora përgjigjen sepse as nuk e kisha idenë pse në moment të caktuar u nis të dal nga aty. Ziadini mu drejtua “kolegë, pash një situatë pak të lehtësuar në një moment të caktuar dhe besova se nëse nisem do t’u çliroj edhe juve. Unë jam Ziadin Sela. Kundrejt meje ishin të drejtuara shumë mllefe prej atyre njerëzve që ishin, nëse mund të them të hutuar.”

Dhe kështu Ziadini ka besuar se në këtë mënyrë do na ndihmoj gjithë neve të tjerëve dhe me siguri ka patur arsyje serioze që ka bërë atë veprim.
Nëse ka vërejtur se është e mundur të dal nga andej, është nisur të dal dhe aty është pritur bukvalisht dhe është goditur përsëri, pasi që Ai paraptakisht veç më ishte i lënduar, ishte i gjakosur prej në momentin paraprak kur ishte afër meje.

Unë e tregoj si diçka që është shpërndarë dhe ajo për mua është akt heroik. Pra u nis me qëllim që të zbus presionin mbi të gjithë ne tjerët. Dhe ajo është njerzore, humane nga ana e kolegut tim, kundrejt meje, Talatit (Xhaferri), Oliverit (Spasovski)