Kryeministri Zoran zaev bëri të ditur sot se komandant Hoxha është tërhequr nga posti i këshilltarit. Zaev tha se Xhezair Shaqiri -Hoxha vet ka kërkuar të tërhiqet nga pozicioni në kabinetin e kryeministrit.

“Shaqiri më tha se sot do të njoftojë se do të tërhiqet nga pozicioni për shkak të reagimeve në publik. Ai tha se i pengojnë shume reagimet dhe do tërhiqet sepse e donë vendin”, deklaroi kryeministri Zaev.