Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga nënkryetarja Radmilla Sheqerinska, është takuar sot me ambasadoren gjermane, Christine Althauser, ambasadorin suedez, Mats Staffansson, si edhe me ambasadorin polak, Jacek Multanowski, transmeton Nova Tv.

Është konstatuar se është në interes të qytetarëve të republikës së Maqedonisë që  të fitohet Qeveri stabile e cila do të orientohet menjëherë kah reformat e nevojshme për proceset euro-atlantike, thuhet në njoftim.

“Maqedonia duhet të eci përpara. Është i qartë vullneti i qytetarëve për ndryshime, për këtë kërkojmë nga Gjorgje Ivanov, qytetarët dhe Maqedonia që të mos humbasin më shumë kohë, por të veprohet sipas Kushtetutës dhe të ma jep mandatin për formimin e qeverisë së re. Ne presim se do ta formojmë shumicën e re parlamentare, me çka do të sigurojmë qeveri stabile dhe të reformuar, ashtu siç e vendosën qytetarët” – theksoi Zaev.

Zaevi i informoi ambasadorët edhe për bisedimet që ka realizuar me partitë politike shqiptare por edhe me Platformën e LSDM-së.