Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, në Click Plus në tv21, ka treguar edhe shkakun kryesor se pse BDI-ja nuk ka arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE, njofton TetovaSot.

“VMRO-DPMNE nuk ka pasur gadishmëri për mbështetjen e Prokurisë Speciale Publike, prandaj edhe nuk është arritur edhe marrëveshja”, theksoi Talat Xhaferi.

Ai theksoi se që nesër fillojnë diskutimet në selinë e partisë për të zhvilluar bisedimet për opsinionin e dytë që e shtroi BDI në tryezë të kryesisë, dhe që është koalicionim me LSDM-së, poqëse ai i pranon deklaratën dhe platformën shqiptare./TetovaSot/