Zaev me këtë veprim që po mbështet dhe po bën fushatë për kandidatë që nuk janë nga partia që e udhëheq ai, janë jo të pjekura politikisht, me këtë veprim ai ka humbur shkëlqimin dhe autoritetin e kryeministrit të shtetit, pasi është infiltruar në fushatë në mënyrë të ulet, thonë njohësit e çështjeve politike.

Zoran Zaev duhet të sillet si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Maqedonise, e jo të sillet si militant i kandidatëve të BDI-së,thotë për TetovaPress analisti politik Bujar Plloshtani.
“Zoran Zaev është kryeministër, por jo edhe të sillet si militant duke bërë fushatë aktive ndaj kandidatëve të BDI-së. Ai para së gjithash, në cilësinë e kryeministrit duhet të tregojë pjekuri politike, dhe të bëjë thirrje për proces korrekt dhe të lirë zgjedhor, ai me vetëdijë kyçet në fushatë duke bërë thirrje për mbështetje të hapur ndaj kandidatëve për kryetar komunash nga radhët e BDI-së, konkretisht për znj. Teuta Arifi dhe për z. Visar Ganiu. Parimisht mbështetja dhe kyçja aktive e kryeministrit Zoran Zaev në fushatën ndaj Teuta Arifit në Tetovë dhe Visar Ganiut në Çair është një veprim i pamatur politik, të cilit do t’i kushtojë me votë dhe humbje të popullaritetit në masë”.

Më tej ai shton se e gjithë kjo gjë që po bëjnë Zaev një njërën anë me përkrahje të drejtëpërdrejtë për Tetuta Arifin në Tetovë dhe Visar Ganiun në Çair, dhe ajo e Ali Ahmetit të përkrahjes pa rezerva për Shilegovin për kreun e qytetit të Shkupit, vetëm e vetëm për ruajtjen dhe kontrollin e pushtetit, por kjo gjë si duket do të ndikojë në popullaritetin e tyre.

“Zoran Zaev duhet të sillet si kryeministër i të gjithë qytetarëve, dhe jo të bëjë militantin në përkrahje të znj. Teuta Arifi për komunën e Tetovës. Pasi barometër të mandatit katër vjeçar dhe premtimeve të znj. Teuta Arifi janë veçse qytetarët e Tetovës, të cilët do ta japin verdiktin e tyre me votë të lirë. Kjo praktikë e mbështetjeve të tilla, ku në njërën anë Zaev bën thirrje për përkrahje për znj. Teuta Arifin, në anën tjetër Ahmeti bën thirrje për përkrahje për z. Petre Shilegov. E gjithë kjo ka për synim ruajtjen dhe kontrollin e pushtetit të komunave përmes marrëveshjeve paraprake, të cilat realisht do të jenë më tepër goditje dhe rënie e popullaritet të tyre në masë.”

Ditë më parë Zoran Zaev erdhi në Tetovë në mbështetje të kandidates së BDI-së, Tetuta Arifi në qytetin e Tetovës, gjë që u shoqërua edhe me pakënaqësi nga banorët e Tetovës.

Bujar Plloshtani