Kryeministri Zoran Zaev, mbrëmë u drejtua në ‘Festivalin e 20-të të Tortës 2017’ që u mbajt në Bansko, në organizim të Shoqatës së personave me nevoja të veçanta ‘Mobilitet’ nga Strumica, përcjell Fol.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Zaev u ka premtuar mbështetje anëtarëve të kësaj Shoqate dhe u ka dëshiruar sukses pjesëmarrësve në Festivalin e tortës.

Zaev ka shprehur kënaqësi që është pjesë e manifestimit dhe që shoqërohet me personat nga ‘Mobiliteti’. /Fol/