Shkruan Lulzim Aliti

Çka është në fakt e vërteta e dorheqjes së Ministrit të Drejtësisë?

Që nga emrimi i tij ka pasur shum probleme si kuadër i propozuar nga BDI,fillimisht ka pasur shumë kundërshtime të brendshme duke e cilsuar si ,,njeri i Hazbi Likës” pastaj me shum vështërsi ka kaluar edhe te Zaevi për shkak të biografisë së ,,varfur” sidomos në një situatë kaotike në sferën e drejtësisë.

Më pas dhe përfaqsues të huaj disa herë kanë bërë vërejtje tek Zaevi për Ministrin e drejtësisë si person jo-adekuat,ata kan shkuar aq larg saqë dhe i kan ,,sugjeruar” Zaevit që të sjell Renata Deskovskën në këtë dikaster,por ka qenë Hazbi Lika që e ka mbrojtur me vendosmëri,por si duket Likën e ka dobësuar edhe ,,lufta” me Musa Xhaferin i cili tërë kohën i ,,nuhatë në qafë” duke e bllokuar gjithandej.

Rasti i Almirit si duket ka qenë shansi ideal që Musa Xhaferi të fitoj një betejë në mënyrë elegante me Hazbi Likën,duke arsyetuar momentin shumë të volitshëm për dorheqje që do të sjellte disa pikë politike për partinë.
Kjo është ajo ,,loja” e brendshme,kurse në këtë rastë ,,loja” mes partnerve të koalicionit ka dhe dimenzione tjera që përkojnë me situatën e re të krijuar pas ri-kualifikimit të lëndës për Almirin dhe lirimin e vrasësit Boban.
Tensionimi i situatës ka alarmuar si duket Zaevin dhe Ahmetin, një dorheqje do e ulte presionin që mundë dhe të dalë nga kontrolli,mllefi i akumualuar duket se ka gjasa reale të shpërthej. Prandaj një veprim i këtillë është veprimi më i logjikshëm i mundshëm.

Vlersimet e Zaevit dhe Ahmetit kanë qenë se është i pa shmangshëm një ,,kurban” por dilema ka qenë mes Bylentit ose Jovevskit dhe në kët rastë e ka humbur ,,luftën” Ahmeti sepse në faktë edhe atij i ka konvenuar për ,,hesape”të brendshme,tani më Hazbiu ska asnji Ministër.