Janë të shumta reagimet e opinionit dhe të aktivistëve të shoqërisë civile, pas nënshkrimit të koalicionit ndërmjet LSDM-së dhe Lëvizjes BESA.

Ndër ata që reaguan është edhe profesoresha Gjyla Çeliku e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, duke denoncuar sjelljet devijante dhe jonormale që ndodhin në përditshmëri.

Ajo në profilin e saj, sot ka gozhduar Bilall Kasamin du i kujtuar atij se paska pasur nevojë për Zaevin, prandaj edhe e kritikonte Selën.

 

Ja edhe reagimi i plotë i Profesoreshës Çeliku :

“Billi paska pasur nevojë vetëm për Zaevin, ndaj kritikonte Ziadinin dhe Afrimin! Ah bre Bilall Kasami si na tradhëtove, por në fakt të tradhëtuar ishim prej atëherë që përçave Besën e vërtetë dhe mbajte BDI-në në pushtet!
Zaevi i dha vulat, Billi i dha Besën Shqiptare!
Koalicioni shqip ASH&AAA?? është koalicioni I shqiptarëve autokton, jo i Besës që shfrytëzojnë Zotin dhe autoktonitetin për vota.
Turp!