Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev përmes një video të postuar në faqen e tij të Facebook i është përgjigjur kritikave të mediave pro-qeveritare maqedonase për praninë e tij në tribuna në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Shkëndijës dhe ekipit belg Gent.

Ai përmes videos sqaron se ai ka bërë tifo për Maqedoninë, dhe për ekipin e Maqedonisë e cila kishte shanse të mëdha për të luajtur në Evropë.

“Mbrëmë luajtën, maqedonas, shqiptarë, turk, boshnjak dhe të gjithë luftuan për një qëllim. Kjo është bukuria e sportit dhe kjo është bukuria e Maqedonisë. Unë do të vazhdoj të përkrahë sportin e Maqedonisë dhe jam krenar me të”, tha Zaevi.