Bullgaria si anëtare e BE-së vazhdon ta mbështesë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe janë të pasakta dhe plotësisht të pabazuara pretendimet se Bullgaria hyn në “skenarë të huaj” dhe të “Beogradit”, duke e ndaluar hyrjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën për anëtarësim në BE. Këtë e deklaroi ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva në emisionin “Kontrakomentar”. Ajo tha se para tre viteve pas përfundimit të presidencës bullgare me BE-në, presidencat pas tyre ndiheshin të detyruara ta vazhdonin atë përparësi dhe kjo shndërrohet edhe në përparësi të tyre.

EKATERINA ZAHARIEVA, MINISTRE E JASHTME E BULLGARISW

“Kolegët nga Austria, Kroacia, Rumania, Portugalia dhe Gjermania, ndërsa tani edhe Sllovenia, publikuan se do të merren me temën, përfshirë edhe Republikën Çeke e cila është pas 18 muajsh kryesuesi i radhës. Ne nuk jemi të lumtur që duhej të thonim ‘jo’, por ne nuk mund ta tolerojmë atë që po ndodh nw Maqedoninë e Veriut”.

Lidhur me pozicionet e kancelarit austriak, Sebastian Kurc dhe ministrit gjerman për Çështje Evropiane, Mihael Rot, se zgjerimi i BE-së nuk duhet të jetë peng i mosmarrëveshjeve bilaterale dhe politikës bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, Zaharieva tha se çështjet e pazgjidhura duhet të zgjidhen paraprakisht dhe se Bullgaria nuk do të bëjë kompromis me interesat e saj kombëtarë. Sipas saj, kombi i vetëm në librat shkollorë të historisë në Maqedoninë e Veriut që paraqitet si fashist është ai bullgar.

EKATERINA ZAHARIEVA, MINISTRE E JASHTME E BULLGARISW

“Unë nuk mendoj se populli bullgar është popull fashist. Atëherë edhe italianët edhe shqiptarët duhet të identifikohen gjithashtu si fashistë, sepse edhe ata ishin aleat në atë moment historik të Gjermanisë”.

Zaharieva iu falënderua autoriteteve në Shkup për mbylljen e grupeve në Fejsbuk në të cilat kishte gjuhë urrejtjeje kundër Bullgarisë, duke theksuar se gjëja më e rëndësishme është t’i zbusim emocionet dhe nëse nuk i zgjidhim problemet, të dy vendet do të humbin. /SHENJA/

https://youtu.be/sVlBghyYuwk