Sot në Zajaz të Kërçovës, do të varrosen mbetjet mortore të viktimave shqiptare nga masakrat nga viti 1913 e deri pas luftës së dytë botërore që u gjetën në disa varreza masive, përcjell Fol.

Me kerkesë të Këshillit Organizativ për zbulimin e krimeve ndaj shqiptarëve në shekullin e kaluar, fjalim rasti do të mbajë Ali Ahmeti, si iniciator i aktiviteteve për zbardhjen krimeve gjenocidale ndaj shqiptarëve, së bashku me Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt, dhe Pandeli Majko, ish kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe ministër i Diasporës.

Varrimi i mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve do të bëhet në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës me fillim në ora 13:00. /Fol/