Policia ka arrestuar tre persona nga Manastiri të cilët kanë tentuar të shesin në Shkup paisje teknologjike të cilat më parë i kishin vjedhur në Manastir, njofton Alsat.

“Pas aksionit të ndërmarrë në lagjen Kozle të Shkupit, respektivisht në rrugën “Juri Gagarin” , policia në makinën e tipit “Mercedes 190” me targa të Prilep ka gjetur; “celular Huawei P30 ”, katër telefona celularë “Samsung A20”, tre telefona celularë “Samsung A10”, dy telefona celularë “Samsung A50”, një telefon celular “Samsung A30”, fotoaparat “Nikon D5600-18-55 VR”, dy kamera Nikon D-3500-18-55 VR dhe një aparat fotografik “Nikon D750”, si dhe dy çanta. Policia në veturë ka kapur personat M.P. (23), K.B. (25) dhe S.M. (23), të gjithë nga Manastiri. Tek personat në fjalë janë gjetur edhe 14.000 denarë, para të gatshme. Kontrollet zbuluan se pajisjet e konfiskuara korrespondonin me “grabitjen e rëndë”, të kryer më 14.10.2019 në një dyqan në rrugën “Nikola Tesla” në Manastir, ku ishte shkaktuar dëm prej rreth 900.000 denarëve”-thonë mes tjerash nga MPB. /Alsat M/