Sela: Hanit, Sërbët në Kosovë me 3% kanë më shumë të drejta se shqiptarët në Maqedoni që janë mbi 25%!

Nga Aleanca për Shqiptarët  jozyrtarisht mësohen  disa detaje të takimit Sela-Han.   Sela ka folur me  zotin Han me të njejtën gjuhë dhe retorike politike, siç e kemi dëgjuar  gjatë fushatës zgjedhore  edhe pas saj. Ai ka   elaborur detalisht edhe domosdoshmërinë e sjelljes së ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, si kërkesë legjitime dhe të natyrshme  të shqiptarëve si e drejtë themelore fundamentale, që është në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare. Sela për të qenë ende më bindës në arsyetimin e tij për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe në të gjitha nivelet dhe në gjithë teritorin e Maqedonisë, ka bërë një krahasim  me shtetitin fqinjë të Kosovës dhe drejtat e sërbve atje. Gjithashtu ai  ka  potencuar  se nëse i referohemi sërbëve të Kosovës, që janë vetëm 3% në Kosovë, ku  gjuha serbe është zyrtare në të gjithë teritorin e Kosovës, ky është një shembull i cili nuk po implementohet në Maqedoni që gjuha shqipe nuk e ka statusin e njëjtë të përdorimit si në Kosovë edhe pse shqiptarët janë këtu  mbi 25%. Poashtu ai ka  krahasuar edhe ngjashmërinë e një ligji të ngjashëm të përdorimit të gjuhës shqipe edhe me periudhën e mbretërsisë Sërbe Kroate Sllovene, si dhe Kushtetutën e vitit 1974 të ish-jugosllavisë ku gjuha shqipe ka qenë me avansuar se tani, edhe ne kohën kur në kemi pikësynim dhe përcaktim politik dhe kombëtar të jemi pjesë e familjes së madhe të BE dhe NATO-s

©fol.mk