Me përdorimin e grushtave deputetët e opozitës në parlamentin e Afrikës së Jugut u përpoqën të prishin adresimin e presidentit Jacob Zuma.

Anëtarët e Partisë radikale të Luftëtarëve të Lirisë Ekonomike (EFF), të gjithë të veshur me të kuqe, u përleshën me rojet e sigurisë që i larguan nga parlamenti.

Presidenti Zuma është shoqëruar shpesh me akuzat për korrupsion dhe favorizimit të miqve të tij si dhe është kritikuar për trajtimin e ekonomisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Edhe adresimet e tij të mëparshme nuk janë lejuar nga deputetët që kishin kërkuar dorëheqjen e tij.