Të dhënat nga misioni Rosetta i agjencisë hapësinore evropiane po bëjnë zbulime të reja mbi strukturën dhe reaksionet kimike të kometave, të cilat me sa duket prodhojnë oksigjen nga reaksionet në sipërfaqen e tyre.

Misioni hapësinor evropian u ul në trupin e kometës 67P/Churyumov-Gerasimenko për detajet e studimit.

Pas dallimit të oksigjenit të gaztë në kometë, shkencëtarët sugjeronin se oksigjeni mund të gjendej i ngrirë brenda saj që prej kohërave të nisjes së sistemit diellor, por Konstantinos P. Giapis, dha një tjetër teori.

Giapis ka studiuar reaksionet ioneve gjatë përplasjes me sipërfaqet përçuese, në kuadër të përmirësimit të performancës së kompjuterëve, dhe bashkë me kolegun e tij Yunxi Yao, aplikuan njohuritë e tyre për të zgjidhur misterin e kometës.

“Nisa të interesohem për hapësirën dhe po kërkoja vende ku jonet përplasen me sipërfaqet”, tha Giapis. Sipas teorisë së tij kometa lëshon molekula avujsh uji teksa akujt e saj shkrihen nga dielli, ndërsa drita ultra-violet e diellit i jep ngarkesë molekulave të ujit duke i jonizuar ato dhe duke i përplasur përsëri në kometë nga erërat diellore.

Kur molekulat e ujit godasin sipërfaqen e kometës, ato hasin në materiale si hekuri dhe rëra, të cilat kanë në vete oksigjen. Studimi i tyre sugjeron se edhe trupa të tjera si eksoplanetet mund të prodhojnë oksigjen në të njëjtën mënyrë. Teoria e re mund të influencojë mënyrën sesi shkencëtarët të kërkojnë shenjat e jetës në trupat astrofizikë në të ardhmen.