Shumë pak ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, ku si gjithmonë televizionet më të mëdha në vend do të transmetojnë programet e tyre speciale për të argëtuar teleshikuesit. Po në TV Klan çfarë do transmetohet këtë vit?

Këtë e ka zbuluar sot në “C’est la vie”, Marina Vjollca e cila u shpreh: “Natën e Vitit të ri do jemi në tavolinat tuaja”, duke treguar kështu se më 31 dhjetor shqiptarët do ndjekin një natë speciale të “C’est la vie”. Marina nuk zbuloi më tepër mbi surprizat që do të ketë ajo natë.