Pas konferencës për shtyp që mbajti sot zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, ku në pyetjen e gazetarit se a do t`i përgjigjet ftesës së Ziadin Selës për një debat  televiziv ndërmjet Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës,  , ku ndër të tjera Bujar Osmani, për ti ikur përgjigjes tha se. ” Ai dhe partia e tij nuk e kanë të qartë se kush është lideri i opozitës shqiptare dhe pasi që të sqarohet kjo, atëher të dërgojnë ftesë për një përballje liderësh aq të munguar për shqiptarët në Maqedoni.

Ndërkaq i menjëhershëm ishte edhe reagimi i zëdhënësit të ASH-së, Flakron  Bexhetit, i cili po nëpërmjet konferencës pr shtyp iu përgjigj , duker e sfiduar me ftesë publike edhe atë duke ui bërë dy favore.

E para që Ali Ahmeti të zgjedh vendin kohën dhe studion televizive dhe

E dyta, që nëse Ali Ahmeti ndjehet i frikësuar ta marr me vete edhe Bujar Osmanin, tha Flakron Bexheti, duke shtuar edhe atë se tashmë të gjithë shqiptarët, kudoqofshin ketu dhe ne diasporë, e din se Ziadin Sela është lideri i opozitës, andaj le të marr guxim le të ballafaqohet, të mos  ikë nga debati. /

Fol.mk