Deputeti Skender Rexhepi-Zejdi ka ”thumbuar” ish bashkëpartiakët nga Alternativa në lidhje me reagimet e fundit të kësaj partie, ku thuhet se partnerët e koalicionit qeverisës nuk po zbarojnë marrëveshjen që kanë me Alternativën për qeverisje.

Rexhepi thotë se për plot 15 muaj nuk kanë reaguar për këtë marrëveshje, ndërsa sipas Rexhepit, tani kur rrezikojnë pushtetin pas gjasave që ASH të futet në Qeveri, kanë filluar reagimin.

“NJË MARRËVESHJE QEVERITARE E HARUAR…Tash kur po e shohin që po u rrënohet dheu ndër këmbë (po u merret pushteti) – ata trumpetojnë se qeveria nuk u ndejti në besë sepse nuk ua realizoi programin. Po ku ishin bre plot 15 muaj që fare asnjëherë nuk e kushtëzuan qeverinë për mos realizimin e atij programi – edhe pse e kishin fuqinë që bile edhe ta rrëzojnë qeverinë. NUK KALOJNË KËTO FORE JO…”, ka shkruar Zejdi.