Në emisionin ‘Click Plus’ të TV 21, të mbajtur ditë më parë me temë ‘Kush çka fitoi nga koalicionet”?!, sekretari i Lëvizjes Besa, Zejdi Rexhepi, ka thënë se Lëvizja Besa së bashku me Aleancë del që ka më shumë vota se koalicioni BDI-LSDM në këto zgjedhje, shkruan Fol

Ai më tej ka shtuar se edhe në rrethin e dytë do të vijë ndryshimi i shumë pritur, ku as faktori LSDM dhe as faktori Zaev nuk do mund t’a shpëtojë BDI-në. /Fol/