Gazetari i njohur, Naser Selmani, ka demaskuar akuzat dhe gënjeshtrat që po i bën BDI ndaj kandidatit të Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi.

“Njëherë e shajnë Zekën se është talebe e Erdoganit, e pastaj e përvetësojnë se ka qenë argat i tyre! Hiç s’po ju shiten rrenat”, shkruan Selmani.

Sipas tij, të thuash se Zeqirja Ibrahimi është talebe e Erdoganit ofendon intelegjencën e shqiptarëve të Çairit.
“Po të ishte kjo e vërtet, Zeka do të fitonte në rrethin e parë të zgjedhjeve. Kush i dilte përpara atij, tuxhart e BDI me vota në Çair a?!”, pyet Selmani.