Nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri ka konfirmuar edhe një tjetër premtim që sipas tij ka qenë prioritar i partisë së tij por edhe i qeverisë në përgjithësi.

Me këtë rast deputeti dhe njeriu i dytë i partisë LSDM ka thënë se do të zvogëlohen çmimet dhe shërbimet e Kadastrës dhe patundshmërisë për 50 për qind.

Zekiri poashtu ka thënë se qeveria do vazhdojë të mbajë fjalën dhe premtimet që ajo ka bërë.