Deputeti nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri,në profilin e tij në Facebook, ka kritikuar ashpër Avokatin e Popullit, Ixhet Memeti, pasi sipas Zekirit, avokati ka heshtur çdoherë kur janë shkelë të drejtat e njeriut në Maqedoni, shkruan Fol.

”Më pak të drejtë për të folur për të drejtat e njeriut është avokati i popullit Ixhet Memeti i cili ka heshtur dhe priti të votohet për një mandat të dytë të hënën e zezë. Mandati për të ishte më i rëndësishëm se të drejtat e njeriut, kaq për këtë temë.

P.S. Deputetët do të korrigjojnë gabimin, ndërsa Ixhet Memeti nuk do të mund asnjëherë të ndryshojë faktin se ai heshti dhe pa fije turpi u rizgjodh të hënën e zezë”, ka shkruar Zekiri. /Fol/