Zhvillimi i konceptit progresiv të sistemit për zbulim të hershëm të zjarreve pyjore, i cili përfshin rrjet të senzorëve, kamera dhe fluturake pa pilot (dron) është qëllimi i seminarit të titulluar ‘Sistem progresiv për parandalim dhe detektim të hershëm të zjarreve pyjore’ i cili do të mbahet sot në Berovë në organizim të Akademisë ushtarake ‘Gjeneral Mihaillo Apostollski-Shkup”, përcjell Fol.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në hapje të seminarit do të mbajnë fjalime projekt menaxheri i projektit, nënkoloneli Nikolla Kletnikov, koordinatori i projektit, profesor Piter Pejn nga Universiteti për shkenca aplikative Fulda, Gjermani dhe dekani i Akademisë ushtarake, koloneli Orce Popovski, njofton AIM.

Në seminar do të ma0rrin pjesë 50-të përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, ARM-së, parqeve nacionale “Mavrovë” dhe “Pelister”, Qendrës për menaxhim me kriza, Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe përfaqësues të Programit për mbrojtje civile dhe ndihmës humanitare të BE-së, Qendrës ndërkombëtare dhe multikulturore për hulumtim (JRC) – Ispra nga Italia etj. Qëllimi i seminarit është që të promovohen përmbajtjet dhe përfitimet e projektit. /Fol/