Deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së Muhamed Zekiri në debatin e sotëm në Kanal5 i ka thënë deputetit të VMRO-së Vllatko Gjorçev se më 27 prill kur dhunuesit kishin hyrë në Kuvend duke rrahur deputetë, “VMRO-DPMNE ka dashur të shkaktojë luftë dhe konflikt”.

“Të vetmit që e duan Maqedoninë unitare ashtu si që është, është bashkësia etnike shqiptare në Maqedoni. Shqiptarët, qytetarët dhe anëtarët e LSDM-së ishin të vëmendshëm, nuk reaguan dhe nuk iu nënshtruan provokimeve që bërët më 27 prill”, i ka thënë Zekiri, Gjorçevit.