Muhamed Zekiri, tashmë Anëtar i Komitetit Qendrorë në LSDM, në profilin e tij zyrtar në Facebook ka shkruar në lidhje me zgjedhjet e djeshme, si dhe ka premtuar para popullit shqiptarë se do të jetë zëri i tyre dhe se nuk do t’i zhgënjejë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

 

‘Falenderimet i takojnë të madhit Zot për këtë që bëm bashkë me ju shqiptarët e mi!!! Ju jeni njerëzit më të mirë në botë, ju jeni ata që shkruat historinë, ju jeni ata që i thatë mjaftë zullumit dhe të keqes, ju jeni ata që i dëshmuat të gjithëve se përveç Zotit nuk kemi frikë askënd tjetër, ju jeni ata që i’u treguat se ky popull nuk e duron më padrejtesinë!!! Ju falemnderit nga thellësia e zemrës për përkrahjen tuaj!!! Ju betohem se do të jem zëri juaj përgjithmonë dhe asnjëherë nuk do t’ju zhgënjej!!! Fitorja ju takon juve!!!’, shkruan Zekiri. /Telegrafi/