Muhamed Zekiri nuk e sheh as si disavantazh faktin që po kërkon votat e shqiptarëve për një subjekt politik maqedonas.

Zekiri është shfaqur i bindur se shqiptarët në Maqedoni do mund t’i realizojnë kërkesat e tyre nëse bashkëkombasit e tij do votojnë për Partinë e kryeopozitarit Zoran Zaev, e jo për partitë politike shqiptare që sipas tij nuk janë më shqiptar se vet ai.

“Edhe përfaqësuesit e UÇK-së që luftonin kundër atij pushteti, tashmë janë bashkë me ata që e kanë luftuar UÇK-në”, ka thënë Zekiri për gazetën “Zëri”.

Sipas tij, janë mbi 10 mijë shqiptarë në Maqedoni që tashmë i kanë marrë librezat e LSDM-së. /albeu.com/