Nënkryetari i LSDM-së dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë Muhamed Zekiri, në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ka folur për ngjarjet politike në vend, si dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Në lidhje me atë se kush është më meritori për të drejtat që sot i kanë shqiptarët e Maqedonisë, ai tha se të gjithë politikanët nga pavarësimi i Maqedonisë kanë merita për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

“Por, unë do ta kisha veçuar Partinë për Prosperitet Demokratik. Pasi ata ishin përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë në kohën kur ishte më vështirë të artikulohen dhe përfaqësohen të drejtat e shqiptarëve në vitet e 90-ta”, tha deputeti Zekiri.

Ai shtoi se atë kohë dikujt nuk i konvenonte një parti e tillë dhe për këtë arsye, u bë përçarja e saj.

Zekiri ka folur edhe për rolin e BDI-së për përfaqësimin e shqiptarëve.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me deputetin Muhamed Zekiri: