Deputeti i koalicionit” МОЖЕМЕ”,Fadil Zendeli ka reaguar për koalicionet e partive politike shqiptare me ato maqedonase në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Zendeli tha me këtë rast se BDI dhe ASH për interesa partiake dhe klanore bëjnë koalicion me LSDM dhe VMRO-DPMNE-në, ndërkohë që mundohet të tregojë se për cfar interesa kohë më para partia e tij ju bashkangjit koalicionit ” МОЖЕМЕ”!

“Kur Lëvizja BESA sipas Zendelit bëri koalicion parazgjedhor me LSDM të gjithë na akuzuan me fjalët më të rënda mirëpo ne vazhduam deri ne fund pa u lëkundur dhe betonuam ardhmërinë pro-perëndimore të vendit. Kjo sipas nënkryetarit të Besës është vizion politik kur jep nga vetvetja për të mirën e përgjithshme. Këshu funksionon Lëvizja BESA.
“Ndërsa sot, partitë politike si BDI apo ASH, po nxitojnë nëpër dyert e partive maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE që të sigurojnë mandatet për Komunat u shpreh Zendeli transmeton Tetovasot. Dallimi mes ne dhe tyre qëndron në atë se veprimet e Lëvizjes BESA kanë për qëllimin të sigurojnë të ardhme më të mirë për shtetin dhe qyterarët, ndërsa veprimet e partive BDI dhe ASH kanë për qëllim vetëm interesat e tyre të ngushta partiake dhe klanore u shpreh ai duke sbtuar se qytetarët në zgjedhjet lokale duhet të vendosin dhe të bëjnë dallimin .