Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes BESA sot në pyetjet e deputetëve në Kuvend drejtuar ministrave ka riaktualizuar çështjen e shtetësive.

“Nga informacionet që mora brenda fshatit Debresh në Gostivar, paska edhe 20 raste tjera që nuk kanë shtetësi. Nuk e parashtroj këtë si një çështje individuale, por e di se ka shumë probleme të kësaj natyre viteve të fundit. Vërejtje rreth kësaj çështje në raportin e fundit ka edhe Avokati i pëopullit ku pikërisht e përmend çështjen e shtetësive dhe potencon mungesën e bashkëpunimit ndërmjet organeve të ndryshme të MPB-së dhe këtu përmend DSK-në”, ka thënë Zendeli, njofton Medial.mk.