Gazetar: Emir Hamzai

Ilir Zenku, Ndihmës i zv.presidentit të Universitetit të Illnolt, SHBA, në lidhje me ndarjen e buxhetit në sferën e kulturës në Maqedoni, përmes FB ka bërë një analizë në lidhje me këtë. Zenku thotë se komunat më të mëdha shqiptare në sferën e kulturës janë me buxhet me zero denarë.

”Për kulturë komunave do ju ndahen $4.700,000. Këto komuna do marrin zero denarë për kulturë: Gostivari, zero denarë për kulturë për 2018; Struga zero denarë për kulturë për 2018; Tetova zero denarë për kulturë për 2018; Saraj zero denarë për kulturë për 2018; Çairi zero denarë për kulturë për 2018”, shkruan Zenku.

Mirëpo, nga ana tjetër, Petrit Saraçini, i angazhuar si këshilltarë i veçantë në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rorbert Allagjozivski, për Fol i demanton të gjithë spekulimet në lidhje me ndarjen e buxhetit, në veçanti ndarjen e buxhetit nëpër komuna në sferën e kulturës.

”Informatat që plasohen për sektorin kulturë, janë tërësisht të pavërteta. Në komunat shqiptare nuk ka asnjë institucion të decentralizuar të kulturës, por të gjitha financohen akoma drejtpërsëdrejti përmes Ministrisë së Kulturës, e jo permes blok-dotacioneve sikurse komunat ku ka institucione të tilla (shembull QIK – që është tash nën ingerencat e Qytetit të Shkupit). Të gjitha kanë buxhetet e tyre të parapara, sikurse çdo vit. Për insitucionet shqiptare, sivjet ka shumë mjete të ndara në Buxhet, edhe atë për ndërtimin e objekteve të Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë, për ndërtimin e Teatrit në Shkup, te Muzeu i Alfabetit do të merren edhe hapësirat që i kanë nën qira firma komerciale dhe ai objekt do të jetë një tërësi kulturore, etj.

Më vjen keq që media prapseprapë po u japin hapësire të pavërtetave të tilla, se në këtë kontekst nuk ka dy palë, por një gënjeshtër dhe analizë joserioze, si dhe nje shpjegim të gjërave ashtu siç janë”, deklarohet Saraçini nga Ministria e Kulturës. /Fol/