Këshilli qëndror i LSDM-së sonte ka kompletuar organet e partisë që nuk zgjidhen në Kongres.

Për nënkryetarë të LSDM-së janë zgjedhur Oliver Spasovski, Muhamet Zeqiri, Petre Shilegov, Bllagoj Boçvarski, ndërsa mbeten nënkryetarë edhe Damjan Mançevski dhe Frosina Remesnki.

Për sekretar gjeneral të partisë është zgjedhur nënkryetari i deritashëm Aleksandër Kiracovski, ndërsa janë zgjedhur edhe anëtarë të rinj të Këshillit ekzekutiv.