Programi nacional i kulturës për vitin 2019 më në fund dëshmoi se shqiptarët dhe kultura shqiptare nuk janë jetimë dhe kanë një kujdestar serioz.
Kaloi koha kur vlera e projekteve shqiptare ishte sa bishti i kalit të ndonjë përmendore të “Shkupit 2014”.
E nëse dëshironi ta merrni vesh se a jeni në rrugë të drejtë, shihni kujt i pengoni dhe kush ju sulmon.
Sot ne të gjithë mburremi me punën tënde, Asaf Ademi!”, ka shkruar Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja BESA.