Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Francë, kumtoi Sekretariati për çështje evropiane.

Osmani në Paris do të takohet me ministren për Çështje Evropiane Natali Loazo, me Emanuel Lenan, këshilltar në Kabinetin e kryeministrit Filip dhe me Sabine Tilae, kryetare e Komisionit për çështje evropiane në Kuvendin Nacional.

Parashikohet edhe takim me Bertran Sore, kryetar i grupit Franko- Maqedonas në Parlamentin Nacional të Francës.

Zëvendëskryeministri Osmani , siç është paralajmëruar do ta shfrytëzojë takimin që t’ua prezantojë, përfaqësuesve të lartë të Francës, progresin në procesin e integrimit evropian të vendit, implementimin e Planit 3-6-9, si dhe progresin në realizimin e pengesave politike të cilat I qëndrojnë Republikës së Maqedonisë në rrugën evropiane dhe euro- integruese.