Zëvendëskyreministrja e Kosovës, Albulena Balaj ka vizituar pikën kufitare në Merdare, pas vendimit të qeverisë për hapjen e kufirit me Shqipërinë.

Gjatë kësaj vizite, Balaj ka përsëritur kërkimfaljen për shqiptarët pas mbylljes së kufiri, po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë kujdesin maksimal edhe pse fitorja e kësaj beteje duket e afërt.

“Kufiri do të hapët nesër ndërsa edhe njëherë në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës i kërkoj falje të gjithë qytetarëve shqiptarë, pasi që kjo pikë kufitare do duhej të hapej e para”, ka thënë Balaj.