Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka hedhur poshtë mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, në rast se nuk hiqet vetoja e Bullgarisë dhe kështu nuk nisin negociatat qasëse të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin e Evropian.

“Nuk mendoj se ka një korrelacion të tillë dhe ne kemi një mandat të gjatë dhe ashtu do të vazhdojë”, tha Osmani në Tetovë, transmeton TV21.

Ideja se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, del nga ajo, pasi gjatë dështimit të fundit për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme./TV21