Gjithsejt 4.706 vëzhgues, 354 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj do ti ndjekin zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë të dielë në Maqedoni, njofton FLAKA.info

Në afatin ligjorë, i cili skadoi në mesnatën e kaluar, deri te KSHZ-ja akreditime kanë kërkuar 4.047 vëzhgues vendor dhe 659 të huaj.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb faqe të KSHZ-së, nga vëzhguesit vendorë më në numër janë ata të MOST-it e cila do ti ndjekë zgjedhjet me 3.435 persona, kurse nga të huajit më në numër janë ato të Misionit për vëzhgim të zgjedhjeve OSBE/ODIHR të cilët kanë akredituar 280 vëzhgues dhe 230 përkthyes.

Më në numër nga gazetarët e huaj të cilët do të raportojnë gjatë zgjedhjeve në Maqedoni janë ata nga Al Xhezira Ballkan nga ku janë të akredituar 16 gazetarë. Në numër të madh do të jenë edhe gazetarët nga mediat shqipe të rajonit siç janë RTV 21 Prishtinë nga ku janë të akredituar shtatë gazetarë dhe Top Kanal Tirana pesë gazetarë. Me gjashtë gazetarë zgjedhjet në Maqedoni do ti ndjekë edhe Radio Tevelizioni Shtetëror i Turqisë TRT