Zgjedhjet lokale në Maqedoni do ti vëzhgojnë 5,011 vëzhgues vendas dhe 373 vëzhgues të huaj, si dhe gjashtë gazetarë të huaj, të akredituar nga KSHZ shkruan Fol.

Nga vëzhguesit vendor më shumë ka MOST – 2.843, pastaj Shoqata Qytetare ZHA “Sinergija” – Shtip 1.829, Qendra Civile – për liri 191,Instituti për Strategjitë Ekonomike dhe Çështjet Ndërkombëtare Ohër – Shkup 125, Qendra për Bashkëpunim dhe Mirëkuptim Shkup – CRIS Shkup 17 dhe Qendra Maqedonase për Kulturë dhe Zhvillim, gjashtë vëzhgues.

Nga të huaj, shumica e vëzhguesve janë OSBE / ODIHR 198, pastaj Ambasada Amerikane në Maqedoni 33, Delegacioni i BE 23, Qendra Ndërkombëtare për Studime Zgjedhore (IESC) 18 …

Vëzhguesit kanë akredituar Zyrën e NATO-s në Shkup dhe Ambasadat e Federatës Ruse, Shqipërisë, Austrisë, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Mbretërisë së Holandës, Italisë dhe Sllovakisë në Maqedoni.

Në KSHZ gjithashtu janë akredituar 294 përkthyes./Fol.mk